Omer Bajraktari nga Lëvizja qytetare URA do ta udhëheq Komunën e Ulqinit në dy vitet e ardhshme,kështu u  vendos me shumicë votash të këshilltarëve  të Kuvendit të Ulqinit në seancën e sotme, shkruan Ulqini Online.

Bajraktari tha se e di që ka një punë të madhe përpara dhe se është i gatshëm për këtë. Ai shprehu besimin se do të ketë mbështetjen e të gjithë qytetarëve.

Kuvendi paraprakisht ka shkarkuar ish ushtruesin e detyrës së sekretarit të Kuvendit Komunal, Besart Resulanin (UDSH) dhe në këtë pozitë ka emëruar Mirjeta Gjonin (Forca).

By admini