ardijan mavriq

Sot me datë 03.02.2022, në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Ulqinit, me 20 vota pro z. Ardijan Mavriq sekretar i përgjithshëm i Forcës së Re Demokratike u zgjodh kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Në fjalimin e tij inaugurues, kryetari Mavriq shpalosi projektet zhvillimore të rëndësishme që kanë filluar dhe që duhet të realizohen së shpejti duke filluar nga pika kufitare Skje-Zogaj, ura mbi Bunë, qendra inovative, universiteti në Ulqin dhe zyra për bashkëpunim me diasporën.

Ardijan Mavriq ka diplomuar shkencat kompjuterike në vitin 2005 dhe është anëtar i Forcës së Re Demokratike që nga themelimi.

Ka qenë këshilltar në Kuvendin e Ulqinit në disa mandate, nga viti 2014-2016 ka kryer funksionin e nënkryetarit të Komunës dhe ka kryesuar klubin e këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike nga viti 2016-2018.

Ndër të tjera, ka qenë këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi z. Genci Nimanbegu dhe drejtor i drejtorisë në Ministrinë i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

By admini