Sportisti Enes Dushku i argjendë sot në Sofia

Nga data 02-08.06.2022 për 7-të ditë radhazi në Sofija të Bullgarisë është duke u mbajtur Kampionati i lojrave Evropiane SOFIA 2022. Në këtë aktivitet të taekwondo-së marrin pjesë mbi 1000 sportistë nga vendet evropiane. Taekwondo Ulqini do të paraqitet me 3 sportistë: Enes Dushku, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja. 

Në ditën e parë të Kampionatit nga Taekwondo Ulqini në arenë u paraqit sportisti Enes Dushku i cili arriti deri ne finale dhe kurorzohet me medalje të argjendit si dhe pikë të vlefshme për rang listën botërore. Nesër e premte në arenë do të zbresin dy sportistët tjera nga Ulqini, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja.

By admini