Dritan-abazoviqTivarasi Damir Sllavkoviq i cili deklaron se i është bashkuar ISIL-it ka kërcenuar nëpërmes rrjetit social Facebook Dritan Abazoviqin, Azra Jasaviqin dhe Rifat Rastoderin me fjalët “i pret thika nëse nuk pendohen”.

“Ta dini o ju sufi, ju dervish, murxhi, mynafik, adhurues të dynjasë, xhahil…që shteti Islam me lejen dhe ndihmën e Allahut do të mbërrijë atje dhe do të pastrojë Tivarin dhe Islamin në te nga papastërtitë dhe gënjeshtrat të cilët ju i flisni dhe praktikoni. Do të bëhemi ankth i tyre dhe do ti trajtojmë si qenie më të këqija, sepse ato në të vërtet ashtu janë!”, ka shkruar ai, transmeton “Vijesti”.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe deputeti Dritan Abazoviq i cili shprehet se nuk ndjehet i rrezikuar nga mesazhet kërcënuese të Sllavkoviqit.
“Unë nuk i kam parë këto komente, por edhe me ta ndjehen mjaft i sigurt. Për këtë nuk jam shumë i ngacmuar. Çdo njeri ka moralin e vet dhe besimin”, tha Abazoviq.

By admini

One thought on “Kërcenohet Dritan Abazoviqi”
  1. Ulqini eshte shembull per shqiptare ne Ballkan. Luftoni keto mbeturina kudo se e kan rrenjen

Comments are closed.