Genci Nimanbegu

Sot me një kumtesë për media ka dalura kryetari i Forcës së Re Demokratike z.Genci Nimanbegu. Ai me këtë demanton pretendimet e zyrtarëve të UDSH-së dhe DPS-it se marrëveshja mes Forcës dhe koalicionit për Fillim të Ri është inxhinieri politike dhe se ata ndihen të mashtruar.

Kumtesen e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Demantojmë pretendimet e zyrtarëve të UDSH-së dhe DPS-it se marrëveshja mes Forcës dhe koalicionit për Fillim të Ri është inxhinieri politike dhe se ata ndihen të mashtruar. Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuza dhe kujtojmë faktet e mëposhtme:

Së pari, duke analizuar potencialet dhe mangësitë e koalicioneve të mundshme, Forca vlerëson se në koalicionin me UDSH-në dhe DPS-in ekzistonte rreziku që të vazhdohej e njëjta politikë, të cilën e kemi braktisur për shkak të pakënaqësisë një vit e gjysmë më herët.

Për të penguar vazhdimin e politikës së vjetër, ne vendosëm të kërkonim një mandat 4-vjeçar dhe kështu të kemi mundësinë të zbatojmë më lehtë vizionin tonë politik.

Filluam të bisedojmë me ata dhe i shprehëm qëndrimet tona edhe ndaj mandatit. Kemi pritur përgjigjen e tyre pozitive, të cilën nuk e morëm.

Ndërkohë, koalicioni për Fillim të Ri i ofroi Forcës, pa kërkesën tonë për të biseduar, një mandat 4-vjeçar për të drejtuar qytetin.

Këtë ofertë ne nuk e morëm parasysh sepse kishim dëshirë të arrijmë marrëveshje me Koalicionin Shqiptar.

Për takimet me mandatarin dhe detajet e ofertave, ku për korrektësi e kemi njoftuar UDSH-në.

Në takimet me UDSH-në dhe LDMZ-në kemi rënë dakord që të mos negociojmë fshehtas me palën tjetër. Ne nga Forca e respektuam këtë dakordësi.

Me kërkesën tonë për mandat të plotë, si qëndrim i Këshillit Qendror të Forcës, nga UDSH-ja morëm përgjigje që kërkesën tonë duhet ta shqyrtojnë pranë organeve të tyre.

Pas kësaj, takimin e vetëm me DPS-in dhe UDSH-në e kemi mbajtur më 18 maj. Ata së bashku insistuan për ndarjen e mandatit, por edhe ranë dakord që kërkesa e UDSH-së të shqyrtohet brenda një ose dy ditëve.

Këtë përgjigje nuk e morëm.

Ndërkohë, DPS dhe UDSH kanë pasur takime me koalicionin për Fillimin e Ri, gjersa ne kemi pritur përgjigjen.

UDSH iu ka ofruar bashkëpunim sipas sistemit të ndarjes së mandatit. DPS ishte më pak kërkuese.

Si UDSH ashtu edhe DPS fshehtas, në biseda i deklaruan koalicionit për Fillim të Ri, që eventualisht mund të përfaqësonin njëra-tjetrin!

Këto biseda ishin pas shpinës sonë. Pas përfundimit të afatit për përgjigjën, ne filluam negociatat me Fillimin e Ri.

Së dyti, koalicioni për Fillimin e Ri në përbërjen e tij ka disa parti opozitare, gjë që jep një potencial më të madh për t’i dhënë fund politikës së vjetër. Ky është një shans për të përmirësuar gjendjen në Komunën e Ulqinit.

Fillimi i Ri ka synime shumë të ngjashme si Forca për zhvillimin e Ulqinit, kështu që përgjegjësia mund të ndahet.

Së treti, fakti që koalicioni për Fillimin e Ri ka fituar ofertën nga UDSH për ndarjen e mandatit, e ka ndryshuar ofertën e koalicionit ndaj Forcës. Ne kemi pranuar ndarjen e mandatit për shkak të potencialit që ka ky koalicion.

Këtë koalicion e pranuam për mirën e Ulqinit. Nuk ka pasur as mos parime dhe as mashtrim në asnjë moment ndaj asnjërit.

Këto fakte i dinë aktorët e negociatave, dhe atë kush ka negociuar, kur ka negociuar dhe me cilat oferta, e gjithë kjo derisa ne prisnim përgjigjën. E tërë kjo mund të konfirmohet nga aktorët e atyre negociatave dhe nga vetë kryeministri Abazoviq.

Forca vazhdon të ndjekë rrugën politike në interes të qytetarëve të Ulqinit dhe votuesve të saj. Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror, qoftë në pozitën e pushtetit apo të opozitës si më parë, ku gjithçka është në interesin më të mirë të qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi.

Kryetar

Genci Nimanbegu

By admini