BBC: Në Dinoshë uji buron nga trungu i një mani 100-vjeçar

Çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar.

Fenomeni natyror në fshatin Dinoshë të Tuzit, është pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta shohin atë, shkruan BBC-ja të martën.

Banorët thonë se çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh.

Sipas tyre, ky fenomen zgjatë vetëm një ditë ose dy.

Nuk ka ende ndonjë shpjegim se pse ndodh ky fenomen natyror, porse pamjet tregojnë një fushë të mbushur me ujë për shkak të ujit që del nga trungu.

By admini