Genci Nimanbegu

Komisioni zgjedhor komunal i ka shpall mbreme rezultatet perfundimtare per Kuvend te Komunes se Ulqinit. Me verifikimin e rezulltateve nisim procedurat e pregaditjes se pozicionimit dhe kritereve per negociata, kështu fillon një post të tij kryetari I Forcës së re demokratike, z, Genci Nimanbegu, transmeton Ulqini Online.

Ai poshtu shton se Force e Re Demokratike i ka shume te qarte cka deshiron.
“Udhëheqja e ndershme, transparente dhe e barabartë për të gjithë qytetarët”, është ndër objektivat kryesore të programit zgjedhor të Forcës së Re Demokratike.

Në qytetin tonë politika ka ndjekur modelet e gabuara ku më shumë ka promovuar anët negative të politikanit. Është koha që sot të hapim një shteg të ri dhe të sjellim në mesin tonë një model tjetër ku ndershmëria udhëheq, ku gënjeshtra nuk korr sukses dhe ku e drejta është ideal i arritshëm.
Forca e Re Demokratike ka bërë ndryshime në strukturën e vet, prandaj me njerëz të rinj që i japin frymë të re listës tonë, lind edhe shpresa se e ardhmja e Ulqinit është me Forcën, përfundon shkrimin e tij z. Nimanbegu.

By admini