
Mali i Zi, është vetëm një hap larg Qeverisë së re, ka deklaruar mandatari Dritan Abazoviq, duke shtuar se në të do të bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit e Partisë Scoialdemokratike (PSD).
Abazoviq, pas mbjelljes së pemëve në oborrin e shkollës fillore “Radojica Peroviq”, u ka kumtuar gazetarëve se nuk është i sigurtë nëse në Qeverin e re do të gjenden edhe përfaqësuesit e Socialdemokratëve.
“Aktualisht jemi vetëm një hap larg nga Qeveria e re. Pres se së shpejti do të dalim me propozim edhe në Parlament”, ka theksuar Abazoviq.
Ai, ka theksuar se nuk heq dorë që Qeverinë e re ta përkrahin 49 deputetë, duke shtuar se nuk është tragjike nëse ky numër do të jetë edhe më i vogël. Ai, ka shtuar se është i kënaqur me bashkëpunimin e PSP e cila, siç ka shtuar, ka treguar nivel të konsiderueshëm ndaj interesave shtetërore./rtcg/