Ekipi i basketbollot Deçiqi

Klubi i basketbollit – ,,Deçiq’’, mbas ndeshjes së sotme në Tivar, doli fitues, duke mundur kundërshtarin Klubin e basketbollit ,, Sutomore” dhe kualifikuar kështu në ligën e parë të Malit të Zi në basketboll. Bravo djema, fitoret tuaja na bëjnë të gjithëve krenarë!, kështu shkruhet në një post të Komunë së Tuzit, transmeton Ulqini Online.

Në këtë mënyrë, qyteti i Tuzit nga viti i ardhshëm përveç ekipit të futbollit ”Deçiqi” i cili garon më shumë sukses në ligën e më të mirëve në Mal të Zi, do te ketë edhe ekipin e basketbollit me të njëjtin emër në ligën e parë.

By admini