Hajrulla Ceku me perfaqesues te shoqerise civile ne Ulqin

Ngjarje më rëndësi të veçantë për kulturën tonë kombëtare, vizita e punës e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës Z. Hajrulla Çeku, në shoqërimin e Ambasadorës SH.S. Ariana Zherka-Hoxha dhe bashkëpuntorëve të tyre. Kisha nderin e veçantë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të isha mikëpritës dhe shoqërues i Ministrit Çeku gjatë qendrimit të tij në Ulqin, kështu shkruan në një post të tij krzetari i KKSh-së në Mal të Zi, z. Faik Nika.

Gjatë takimit u fol për mundësitë e bashkpunimit institucional ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit me qëllim të promovimit, ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës dhe trashigimisë tonë kulturore. Nevojën për themelimin e strukturave të qëndrueshme kulturore të cilat do të mbështetëshin vazhdimisht për projekte konkrete nga institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor e kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

Në kuadër të kësaj vizite Ministri Çeku zhvillojë një takim të veçantë me përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilat merren me veprimtari kulturore, me theks të veçantë në kultivimin dhe trashigiminë e kulturës kombëtare, në takim u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.

Nga ana e tij, Ministri Çeku shprehu dëshirën dhe gatitshmerinë për të ndihmuar shqiptarët në Malin e Zi, në përpjekjet e tyre për kultivimin dhe promovimin e kulturës kombëtare dhe së shpejti do të nisim punën me aktivitete konkrete.

Pas takimeve të gjithë së bashku, realizuam një vizitë mbresëlënëse në Kështjellën e Ulqinit, nën udhëheqen e drejtuesit të Muzeut z. Gazmend Kovaçi, i cili me pasionin, njohuritë dhe interpretimin që i bën historisë dhe të kaluarës tonë, na bën të ndihemi krenarë për trashigiminë tonë, si dëshmi e vazhdimsisë së pa ndërprerë të qytetrimit shqiptar në këto troje, që nga kohët më të lashta deri në ditët tona, si një nga popujt më të vjetër në kontinent dhe në botë, por që e kemi obligim këto vlera të pa çmuara ti përcjellim të ruajtura edhe për shekujt që vijnë.

By admini