Ilustrim
Fondacioni “Studenti” shpall konkurs për ese letrare, me titull “Kohë lëngate”. Tema e konkursit lidhet me pandeminë COVID-19, ndërsa trajtimi dhe qasja ndaj temës është e lirë, kështu mësohet nga një informacion për media i kryeatarit të këtij fondacioni, z. Hajredin Kovaçi.
Kriteret e konkursit:
1. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë nxënësit e shkollave shqipe dhe studentët shqiptarë në Malin e Zi.
2. Eseja duhet të jetë punim origjinal.
3. Gjatësia e esesë duhet të jetë deri në 1 500 fjalë.
4. Eseja duhet të dërgohet me shifër, në adresën e e-mailit të Fondacionit “Studenti” fondacioni_studenti@hotmail.com deri më 10 maj 2022.
Vlerësimi i punimeve të konkursit do të bëhet nga juria profesioniste, kurse rezultatet do të bëhen publike.
Tri esetë më të mira do të shpërblehen.
Konkursi është pjesë e projektit “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve”, i cili realizohet me mbështetjen e Komunës së Ulqinit.