Shkolla e mesme “Vëllazërim – bashkim” në bashkëpunim me organizatën turistike të Ulqinit, kanë realizuar projektin e titulluar “ Nga Ulqini, me dashuri”. Në këtë kuadër kohë më pare u shpall konkurs për përzgjedhjen e video projektit më kreativ, që ka për qëllim afirmimin e qytetit tone, shkruan Ulqini Online.

Konkursi ka qenë i dedikuar vetëm për nxënësit të shkolllës së mesme dhe kjo me rastin e kremtimit të ditës së Ulqinit. 

Ditën e premte  Shkolla e mesme “Vëllazërim – bashkim” në faqen e vet në facebook ka publikuar video projektet e realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Nëse i hedhet një sy këtyre punimeve mund të verëhet  një kreativitet i jashtezakonshëm i nxënësve dhe punimet e tyre i tejkalojnë edhe moshën e tyre. Xhirimet dhe video editimet janë të bërë nga vet nxënësit.

Më poshtë mund të shikoni video materialet e nxënësve të shkollës së mesme në Ulqin.

By admini