
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) i Ulqinit ka vendosur që zgjedhjet e reja në vendvotimin numër pesë të mbahen të mërkurën. Ky informacion është bërë i ditur pas seancës të së enjtës të KKZ-së Ulqin. Baza e këtij vendimi, siç u tha, ishte opinioni i i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Ulqini Online.
Në zgjedhjet e 27 marsit në këtë vendvotim kanë dalur në votime 448 qytetarë nga 772 sa ishin të regjistruar. Rezultatin më të mire me më shumë vota në këtë vendvotim e kishte koalicioni UDSH-LD në MZ me 146 vota i ndjekur nga koalicioni ‘’Fillimi i ri’’ me 142 vota. Në këtë vendvotim Forca dhe DPS kishin mare nga 67 vota kurse Demokratët 16 të tilla.
Rezultati i këtij rivotimi mund të ndryshojë edhe numrin e këshilltarëve të fituar nga listat zgjedhore.