Nga hapja e turneut “Ulqini Open 2022”, foto S. Suma

Klubi i Karatesë “Ulqini” sot po organizon turneun XVIII-të Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2022”. Turneu po mbahet në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin dhe organizohet me rastin e Ditës së Ulqinit dhe me mbështetje të Komunës së Ulqinit.

Numri i sportistëve pjesmarrës është shumë i madh kurse më i madh është numri i përgjithshëm i mysafirëve në qytetin tone. Sot paradreke Rr. ‘’Vëllezërit Frashëri’’, rrugë që të çon te vend të mbajtjes së aktivitetit ishte shumë e ngarkuar ndërsa vendparkingjet të shkollave që gravitojnë në atë zone të mbushura dhe të bllokuara.

Turne i mirë organizuar nga klubi i karatesë ‘’Ulqini’’ që me aktivitete të tilla e gjallëron qytetin tonë edhe jashtë sezonit turistik.

By admini