
Ilustrim
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) i Ulqinit ka vendosur që zgjedhjet e reja në vendvotimin numër pesë të mbahen të mërkurën. Ky informacion është konfirmuar për Portalin RTCG, pas seancës së sotme të KKZ-së Ulqin. Baza e këtij vendimi, siç u tha, ishte opinioni i sotëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Ulqini Online.
Mbledhja e KKZ-së të enjten është karakterizuar me tensione të mëdha.
Koalicioni “Për një fillim të ri” në Ulqin ka dërguar ankesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve për punën së komisionit zgjedhor në vendvotimin 5 (Bashkësia e Dytë Lokale), pasi nga shqyrtimi i materialit janë konstatuar një sërë parregullsish.
Në këtë vendvotim janë të regjistruar 772 votues, prej të cilëve 447 kanë votuar të dielën.