
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka uruar besimtarët e besimit islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.
Të nderuar besimtarë,
Motra dhe vëllezër,
Nesër është një ditë e veçantë.
Me fillimin e muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët e besimit islam, ju shpreh urimet e mia më të mira e më të ngrohta duke ju uruar begati e mbarësi në familjet tuaja.
Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, me këtë uroj që këtë muaj ta kalojmë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Andaj, në emrin tim dhe në emër të Forcës së Demokratike, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju, familjet dhe miqtë tuaj.
Le të jetë ky muaj shembull i mënyrës së të jetuarit në paqe e harmoni!
Kryetar
Genci Nimanbegu