Rroga mesatare bruto në muajin shkurt, në Mal të Zi, ka qenë 775 euro, kurse rroga mesatare pa tatime dhe kontribute 706 euro, tregojnë të dhënat e fundit të MONSTAT.

“Të ardhurat neto mesatare, në muajin shkurt të vitit 2022, krahasuar me muajin janar po të këtij viti, kanë shënuar një rritje prej 2.9%, kurse të ardhurat mesatare neto në shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kanë shënuar një rritje prej 33.5%, ka kumtuar MONSTAT.

Nëse kemi para sysh se çmimet konsumatore në shkurt të vitit 2022, në raport me janarin e këtij  viti, siç theksohet, ka shënuar rritje 1.5%, atëher del se të ardhurat reale për këtë periudhë, kanë shënuar rritje prej 1.4%.

By admini