
Qeveria miraton vendimin për kompensimin e të posalindurve
Qeveria, ka miratuar sot masën e kompensimeve të njëhershme në të holla, në shumë prej 1 mijë euro, për foshnjat që gjatë këtij viti do të lindin në komunat të cilat në vitin 2020 kishin natalitet negativ kurse, nga 500 euro për fëmijët e lindur në komunat e tjera. Siç shkruan rtcg, nga Ministria e zhvillimit ekonomik, me propozimin e të cilës është miratuar ky propozim, kanë theksuar se rënia e natalitetit është shënuar në 17 komuna kurse nataliteti pozitiv është regjistruar në 7 komuna, transmeton Ulqini Online.
Komuna e Ulqinit në vitin 2020 ka pasur natalitet negativ kurse komunat që kishin natalitet pozitiv ishin: Plava, Tivari, Tuzi, Tivti, Rozhaja, Budva dhe Podgorica.
Nga kjo Ministri, kanë theksuar se fjala është për masë afatëgjate dhe se në këtë mënyrë do të ndëpritet përhapja e mortajes së bardhë dhe i rrezikut për ekzistencën demografike.
Theksohet se shkallën e natalitetit gjatë viteve të kaluara e kanë shoqëruar aktivitetet ekonomike gjithnjë deri në vitin 2016, kur ka filluar rënia e vazhdueshme edhe për kundër rritjes ekonomike e cila ishte e pranishme.