
Ilustrim
Do të shqyrtohen ankesat eventuale për parregullsi zgjedhore në Ulqin
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ulqin do të shqyrtojë numrin e ankesave të partive politike pas zgjedhjeve të 27 marsit.
Sipas sekretarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Husein Shaptafa, deri tani kanë mbërritur dy ankesa për dy vendvotime.
“Ankesa e parë ka ardhur nga Partia Demokratike e Socialistëve, kurse e dyta nga Koalicioni “ Fillim i Ri” i përbërë nga URA, Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare, Socialdemokratët dhe Partia Social – Demokrate. Këto subjekte politike kanë shprehur parregullsitë në vendvotimin nr. 5, që quhet Bashkësia e Dytë Lokale – Palma, e cila ka 772 votues, dhe në vendvotimin nr. 30 “ Vëllazërim -Bashkim”, me gjithsej 767 votues”, i tha Radios së Malit të Zi Shaptafa, transmeton Ulqini Online.
Këto dy ankesa Komisioni Komunal i Zgjedhjeve do t’i marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme, e më pas do të zyrtarizohen rezultatet e zgjedhjeve.