
Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike dhe njëheri kandidat për këshilltar z. Ilir Çapuni ka dalur sot me një kumtesë për media në lidhje me mungesen e përfaqësuesve nga Koalicioni “Fillimi i ri” në debate.
Deklaratën e z. Çapuni mund ta lexoni të plotë.
Mbrëmë nuk dolën në TV Teuta se qenka medium privat. Po sot, nuk morën pjesë as në Radion e Malit të Zi edhe pse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Vallë pse?
Me këtë rast po përsërisim ftesën për debat. Nëse jeni fobik prej mediave dhe konspirativ për përkatësinë e tyre, zgjidhni sallën para qytetarëve të Ulqinit dhe ne do të jemi aty.
Për të ju lehtësuar nga sikleti i debatit, ju themi që në debat nuk do të ju pyesim për anëtarët e listës dhe për partnerët që kanë shkatërruar Galebin, që kanë çuar kolltuqet dhe garniturat Grizli në shtëpi apo që kanë derdhur lot për Mirko Srzentiqin. Nuk do të ju pyesim as edhe për raportet financiare të Organizatës Turistike të Ulqinit apo borxhet dhe statusin e ndërmarrjeve publike. Për ta pasur ju sa më të lehtë, do të flasim për zhvillimin e Ulqinit dhe potencialin tuaj që ta realizoni programin tuaj me njerëz që zgjohen në ora 4 të pasdites, e që komunën dhe ndërmarrjet publike i kanë çuar drejt falimentimit, siç e keni konstatuar edhe ju vetë sa e sa herë më parë.
Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike
Kandidat për këshilltar
Ilir Çapuni