
Në pritje të rritjes së re të çmimeve të karburantëve në Mal të Zi, të cilat nga e hëna e ardhshme mund të jenë më të mëdha 20 centë për litër, nga Lëvizja qytetare URA, sërish kanë ftuar Malin e Zi demokratik dhe Frontin Demokratik të çbllokojnë Kuvendin e Malit të Zi. Siç shkruan rtcg, URA kërkon në afatin më të shkurtër të caktojnë mbledhjen në të cilën do të sillet vendimi për zvoglimin e akcizave në karburante dhe që do të shkaktojë rënien e çmimeve rekord, transmeton Ulqini Online.
Nga URA kanë tërrhequr vërejtjen se për shkak të krizës në Ukrainë dhe rritjes enorme të çmimeve, më së tepërmi do të pësojnë qytetarët si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Prandaj, siç thonë ata, elita politike duhet të tregojë përgjegjësi më shumë dhe të caktojë mbledhjen në të cilën do të zvogëlohen akcizat. Nga Lëvizja URA, kanë përsëriëtur se tashmë disa ditë radhazi kanë ftuar kolegët nga demokratët dhe nga FD që të caktojnë mbledhjen e Kuvendit me qëllim të zvoglimit të akcizave në karburante por, siç kanë thënë ata, nga këto dy subjekte e refuzojnë gjithnjë.