Foto: M. Shaba, fb

Rrjetet sociale në Shqipëri janë mbushur me foto që tregojnë pika të kaburantit që kanë rritur çmimet e naftës dhe të benzinës. Nafta tregtohet me çmimin 2300 lekë të vjetra që në euro është përafërsisht 1,92. Ato ankohen për rritjen e çmimit dhe në të njëjtën kohë shprehen se duhet një ndërhyrje nga ana e qeverisë për të frenuar një rritje të mëtejshme, shkruan Ulqini Online.

Si pasojë e kësaj situate, dje dhe sot në Katërkollë para pompava të karburantit janë parë radhë të automjeteve që prisnin të furnizoheshin. Numri më i madhë i automjeteve mbanin targa të Shqipërisë.

Aktualisht në Mal të Zi një litër benzinë kushton 1.62 përkatësist 1.58 euro. Për një litër naftë, duhet të paguani 1,45 euro. Këto çmime pritet të kenë rritje akoma.

By admini