Në Ulqin me 27 mars, së paku sipas ionformacioneve deri tani, mbahen zgjedhjet lokale. Lidhur me këtë të gjitha subjektet politike kanë përfunduar raundin e parë të përgaditjeve për këta zgjedhje, përgaditje që kanë të bëjnë me atë se si do të dalin para votuesve të qytetit tonë, shkruan Ulqini Online.

Në orët e vonshme të së hënës u mësua edhe koalicioni i parë për këto zgjedhje, ai i dy subjekteve politike më të vjetra shqiptare në Mal të Zi, LD në MZ dhe UDSH-së. Sa i përket të së njëjtës temë, duket që befasia vjen nga Lëvizja qytetare URA. Sipas cdm, mësohet se Lëvizja URA do ti pri një koalicioni ku do të jenë edhe Partia demokratike, SDP dhe Altertnativa shqiptare.

URA më këtë lëvizje më së paku që mund të thuhet është se, befason. Në pikën më të lartë të këtij subjekti, me gjasat që ndoshta të dalë edhe subjekti i parë në qytetin e Ulqinit, me pikën më të lartë të popullaritetit të udhëheqësit të tyre Dritan Abazoviq, pa ”hipotekë” nga e kaluara dhe e parë si shpresë për ndryshimin e madh në Ulqin ky subjekt vendos që të mos dal e vetme në zgjedhje ku edhe do shihej fuqia e vërtetë.

Mbetët të shihet në muajin e ardhshëm se si do të pritet ky koalicion te qytetarët e Ulqinit dhe cili do të jetë rezultati.

By admini