Programi “Evropa tani” ka arritur, ka porositur ministri i financave dhe përkujdesjes sociale në mandatin teknik, Millojko Spajiq, dhe ka shtuar se kjo mund të shihet përmes rritjes të rrogës mesatare për muajin janar e cila, sipas të dhënave nga MONSTAT-i, ka arritur në 686 euro. Siç shkruan rtcg, ai, ka porositur qytetarët se nuk kanë shkak të jenë të brengosur kur është fjala për programin “Evropa tani” derisa të jetë qeveria aktuale dhe ka sqaruar se është shënuar rritje e të ardhurave buxhetore në dy muajt e parë të këtij viti, transmeton Ulqini Online.

Spajiq, duke prezantuar rezultatet e programit “Evropa tani”, në konferencën për media, ka vlerësuar se rroga mesatare deri në fund të vitit 2022, do të kap shumën 700 euro dhe ka vlerësuar se kjo është plotësisht reale.

Ai, ka sqaruar se  inflacioni në Mal të Zi, prej 5.7%, në muajin janar, është në nivelin vjetor evropian.

 “Kemi dëgjuar disa herë se “Evropa tani”, është vetëm rezultat i inflacionit. Natyrisht se kjo është jo e vërtet dhe kemi parë se të ardhurat në nivelin mujor janë rritur 26.1%.

“Kemi pas rritje fantastike të ardhurave në muajin janar”, ka pohuar Spaiq.

By admini