
Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, Dritan Abazoviq, i ka demantuar dhe ka dënuar, siç theksohet, dezinformatat e pa cipa të medieve të cilat sot kanë publikuar “lajmin e rremë” se, Abazoviq, ka vërtetuar gjoja lidhjet e anëtarëve të familjes së tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe hapjen e klinikës në Beograd.
“Në pyetjen sarkastike të gazetares së Radio televizionit kroatë, Abazoviq, po ashtu ka dhënë përgjigje pohuese sarkastike gjë që këto kvazimedie e kanë shfrytëzuar që të publikojnë informatën dhe, me qëllim të keq, të shpjegojnë sarkazmën, duke e keqpërdorur esencën e vetë përgjigjes”, thuhet në reagim. Nga kabineti i zëvendëskryeministrit, kanë theksuar se është e qartë se këto media në bazë të këtyre dezinformatave dëshirojnë të diskreditojnë nënkryetarin Abazoviq, kurse vëllain e tij, doktor Xhihanin, ta komprometojnë profesionalisht. /rtcg/