
Partitë nacionale shqiptare do të marrin pjesë në qeverinë e pakicës, nëse lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq emërohet kryeministër dhe për këtë nuk do të vendosin kushte. Sip shkruan ‘’Dan’’, ata janë të interesuara të respektohen shqiptarët si pakicë kombëtare autoktone në Mal të Zi në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe vendase , kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e subjekteve politike nacionale shqiptare, transmeton Ulqini Online.
Ata për të përditshmen malazeze “Dan” pajtohen se funksionet e tyre nuk janë prioritare dhe theksojnë se ekzistojne parimet të qarta mbi të cilat do të bazohej pjesëmarrja e partive shqiptare në një qeveri të mundshme të pakicës.
– Për ne si parti, funksionet në Qeveri nuk janë prioritet, edhe pse sipas disa përllogaritjeve, partive nacionale shqiptarëve do duhej tu tri poste ministrore, por bazë për mbështetje është arritja e qëllimeve tona programore. Këtë e kemi dëshmuar edhe në mandatet e mëparshme dhe jemi të gatshëm ta dëshmojmë veten edhe në qeverinë e re- kështu tha deputeti dhe kryetari i Forcës Genci Nimanbegu.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka, përditshmen malazeze “Dan” theksoi se “kërkesa bazë është që ne si anëtarë të koalicionit të jemi të respektuar”.
– Sigurisht që veprimet e deritanishme të konstituentëve të tjerë të qeverisë së ardhshme na japin garanci se kjo do të ndodhë. Besimi i ndërsjellë, vullneti për të arritur marrëveshje dhe ajo që do të ndërmarrim së bashku nesër janë më të rëndësishme për ne se çdo funksion dhe dikaster – tha Gjeka.