EKSPERTIZË DHE SHËRBIME PËR TRAJNIMIN E TË RINJVE NË KURSE PLOTËSUESE
OJQ Horizonti i Ri shpallë thirrje (CFCU/MNE/164/08) për ekspertizë në trajnimin e të rinjve në kurse plotësuese: aftësi në menaxhimin e biznesit dhe shkrim projektesh.
Thirrja shpallet në kuadër të projektit ndërkufitar “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.
Qëllimi i projektit është që të rinjtë në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mal të Zi të kenë qasje në shërbime, tregje pune dhe në informacione, si edhe të angazhohen në procesin e vazhdueshëm të mësuarit dhe zhvillimit profesional.
Koha dhe vendi i dorëzimit të ofertës:
Ofertat duhet të dërgohen në e-mail: nvohorizonti@t-com.me deri më datën 28.02.2022 në orën 17:00, me shënimin “Engagement of expert on training of youth on complementary topics” si dhe emrin e ekspertit.
Ofertat e paraqitura pas afatit të caktuar ose ofertat jo të plota nuk do të merren parasysh.
Kontrata do të nënshkruhet me ofertuesin më të mirë, i cili plotëson kushtet teknike të thirrjes
dhe ofron çmimin më të mirë.
Ju lutemi paraqisni ofertën tuaj financiare në formatin PDF brenda afatit të caktuar.
Përshkrimin e detyrave dhe informacionin e detajuar lidhur me kushtet dhe mënyrën e dorëzimit të ofertës mund ta shihni në fajlet e mëposhtëm:
ToR Expert on COMPLEMENTARY COURSES – 2022
Financial offer
