Foto nga faqja e Partisë PDP

Partia për Drejtësi dhe Pajtim vazhdon kompletimin e infrastrukturës partiake dhe formimin e komisioneve edhe në qytetet tjera të Malit të Zi, kështu thuhet në një kumtesë së kësaj partie, shkruan Ulqini Online.

Në mbledhjen e sotme në Ulqin është formuar Këshilli nismëtar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim për këtë komunë, nënshkrues të të cilit janë 16 anëtarët e rinj të këshillit. Si kryetar i këshillimit është zgjedhur mr. Admir Hasić, ndërsa Nënkryetare e Këshillit u zgjodh Mevlida Taganoviq.

Këshilli nismëtar do të jetë në fuqi për tri javë, kur planifikohet formimi përfundimtar i Këshillit komunal të PDP -së në Ulqin.

Në mbledhjen e sotme, përveç përfaqësuesve të sapozgjedhur të Këshillit nismëtar të partisë dhe anëtarëve të rinj të këshillit të ardhshëm komunal, kanë marrë pjesë edhe kryetari i PDP-së Hazbija Kalaç, nënkryetari Adnan Muhoviq, anëtari i Kryesisë Adnan Ademovic dhe kryetari i Këshillit ekzekutiv të Partisë, Arben Jakupi.

By admini