Në këtë ambient pesimist, rrugëve të qeta dimërore na del vizioni i një Komune në Katërkollë. Kjo Komunë është barazi me më shumë vëmendje dhe gjallëri pozitive në shpirtrat që nuk e kanë parë kaherë realitetin e mirë jetesës. Kjo Komunë do të jetoj me donacione dhe do të kujdeset që ti mbaj banoret e saj me ndihma të vazhdueshme në raste të ndryshme. Ne kemi shumë shtete dhe nga ato do ta kërkojmë ndihmën për ta realizuar Komunën. Ndihmën e marrim nga çdo cep edhe nga elita jonë jashtë. Ato e dinë se këtu te ne gjithmonë terri prinë

Nga Besmir Asllani

Çka po mendoni? Komuna e Katërkollës dhe Krajës. Një vizion që edhe fshatrat të jetojnë. Ne jemi të varfër sepse nuk punojmë,dakord? Por neve edhe jemi te varfër sepse paguajmë tatime e pak kemi përfitime, edhe në një rast stuhie e dëmi bujqësie nuk subvencionohemi apo kompensohemi, sikurse ka filluar të ndodhë në komunën e Tuzit. Sikur çdoherë që Komuna e Ulqinit ishte në “bllokada” të blinim nga një “bllok” për të ndërtuar Komunën në Katërkollë, një murë vetëm do ta kishim tani gati. Po mendoj në Ulqin është mbjellë shumë varfëri pa e ditur qëllimin. Ajo që ne dimë është se çdo gjë duhet të paguhet, çdo gjë paguhet. Dështimi në një ndarje të padrejtë të thesarit në mes fshatit dhe qytetit mund ta lë qytetin pa fshat. Si është nisur qyteti do të mbesë pa fshat. A mundet që para kësaj fshati të mbesë pa qytet? Ne duhet të mendojmë diçka, ne duhet të mbijetojmë.
Ne kemi një elitë në mërgim. Unë mendoj se ato janë më të përgatitur se sa ne. Dikush që sheh me sy por edhe me zemër e ndjen se zemra këtu e ka presionin e kufirit të varfërisë posaçërisht kur punon vetëm një anëtarë i familjes. Këtu nuk mund të ndash për ditët apo vështirësitë e papritura, po flas për shumicën në realitetin e familjembajtjes, shkollimit të fëmijëve e shumë litarë të tjerë të lidhur për një rrogë.
Në këtë ambient pesimist, rrugëve të qeta dimërore na del vizioni i një Komune në Katërkollë. Kjo Komunë është barazi me më shumë vëmendje dhe gjallëri pozitive në shpirtrat që nuk e kanë parë kaherë realitetin e mirë jetesës. Kjo Komunë do të jetoj me donacione dhe do të kujdeset që ti mbaj banoret e saj me ndihma të vazhdueshme në raste të ndryshme. Ne kemi shumë shtete dhe nga ato do ta kërkojmë ndihmën për ta realizuar Komunën. Ndihmën e marrim nga çdo cep edhe nga elita jonë jashtë. Ato e dinë se këtu te ne gjithmonë terri prinë.

Komuna e Katërkollës dhe Krajës do te duhej të funksiononte si të gjitha komunat e tjera. Staf jo shumë i madh dhe projekte të vogla në fillim derisa të vendoset një bazë e fortë qëndrueshmërie në këtë Komunë. Buxheti të përfshij projekte që mbështesin fshatarët që duan të punojnë e shumë gjëra të tjera sipas mundësive. Pas një kohe kjo Komunë mundet të investoj në Shas dhe Krajë e të bëj fshatra të veçantë turistik. Komuna paraqet një zonë të veçantë dhe atraktive për gjueti. Me kalimin e kohës kjo komunë do të mund të themeloj p.sh një qumështore dhe të punësoj disa persona. Unë mund të gaboj por Anën e Malit edhe Krajën i shoh me potencial unik për banoret e tyre, zona të pasura që mund të bëhen pasuruese.
Nëse me këmbëngulje vendosim koha nuk pret shumë. Ne jemi një ujë i pastër, i pasherr që shumë shpejt mund të burojë i gjithi jashtë vendit. Ne jemi aktorë se ndryshe do të kishim ikur nga këtu. Le të dalim nga kjo komedi dhe të bëjmë atë që na duhet realitet. Ndoshta gaboj por kam dëgjuar se përmendet UNESCO e këndej ne jemi të varfër e po braktisim vendlindjen. Bukuritë natyrore ju takojnë atyre që i kanë afër ,ato i kanë zbuluar edhe i mbrojnë ma mirë se askush. Komuna i mbron, nuk kemi nevojë për të huaj. Çfarë mendoni ju, ta shoh liqenin çdo ditë si pikturë e vdekur kur ai është një mrekulli e gjallë turistike?
Neve na duhet kjo Komunë. Një organizim i mirë territorial i saj. Këtu mundet të organizohet një jetë e mirë. Krajës i duhet kjo Komunë. Çdo shqiptari i duhet kjo Komunë. Ne mund të ndryshojmë pikëpamjet e ne mund të jetojmë më mirë. Ky është një vizion që këtu pritet, e ti mund të vazhdosh ta qepësh…

By admini