Njëzet e një vjeçari Allen Emshiu nga Plava dje u hodh në lumin Moraça pa u menduar dhe nxori prej tij një grua, e cila u hodh nga ura e Podgoricës në një lumë shumë të ftoftë. Për fatin e saj, në momentin e aksidentit, Allen ishte afër vendit të ngjarjes ku kishte edhe njerëz të tjerë por ai ishte i vetmi me zemër të guximshme që në një ditë të ftohtë janari u të hidhet në ujë dhe në atë mënyrë shpëtoi një person të panjohur, shkruan Ulqini Online.
Për mediat elektronike malazeze Allen me modesti deklaroi nuk mburret për këtë gjest.
“Unë i shikoj të gjithë njerëzit njëlloj dhe si të barabartë. Unë mendoj se të gjithë do ta bënin këtë. Nuk mund të mburrem shumë për këtë, megjithëse u habita që askush nuk hyri në ujë para meje, por edhe për këtë mund të ketë ndonjë arsye”, thotë Allen Emshiu.
Pas kësaj vepre të guximshme, shtoi ai, donte të kalonte pa u vënë re. Ai nuk donte vëmendje por qendroi aty vetëm për t’u siguruar që gruaja që kishte shpëtuar të ishte mirë.