Shpërthimi i epidemisë COVID-19 ka goditur fort banorët e këtij mjedisi.Vendi po përjeton një krizë të madhe, me përmasa të jashtëzakonshme. Rastet e vdekjeve dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritët çdo ditë. COVID-19, përveç ndikimeve në shëndet, dukshëm po ndikon në mirëqënien e familjeve tona. Shumica e njerëzve po bien në varfëri dhe aktualisht shumë pak, apo thënë aspak nuk përfitojnë mbrojtje sociale. Në anën tjetër, izolimi social, masat kufizuese, kufizimet në udhëtim dhe nivelet e larta të stresit e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën në këtë mjedis.
Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 krijoi një situatë të vështirë dhe mjaft serioze në jetën e individëve. Përhapja e shpejtë e këtij virusi u kthye në një krizë globale shëndetësore, ekonomike dhe sociale, madje ka prekur të gjitha sferat e jetës, dhe efektet e kësaj do të zgjasin.
Kjo pandemi u karakterizua nga transmetimi i shpejtë dhe zuri në befasi sistemin e shëndetësisë në mbarë botën. Kjo emergjencë shëndetësore ka sjellur një ngarkesë të paparë në sistemin e shëndetësisë, duke marrë jetë njerëzish, madje duke mos kursyer as mosha të reja. Në anën tjetër ka sjellur stres, ankth dhe depresion. COVID-19 nuk ndikon vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe në atë psikologjik.Shpërthimi i epidemisë COVID-19 ka goditur fort banorët e këtij mjedisi.Vendi po përjeton një krizë të madhe, me përmasa të jashtëzakonshme. Rastet e vdekjeve dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritët çdo ditë. COVID-19, përveç ndikimeve në shëndet, dukshëm po ndikon në mirëqënien e familjeve tona. Shumica e njerëzve po bien në varfëri dhe aktualisht shumë pak, apo thënë aspak nuk përfitojnë mbrojtje sociale. Në anën tjetër, izolimi social, masat kufizuese, kufizimet në udhëtim dhe nivelet e larta të stresit e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën në këtë mjedis.
Në këtë vend të varfër, në këtë vend të shkatërruar ekonomikisht, ku ka rritje të çmimeve dhe inflacion të lartë, këtu, ku varfëria është ulur kambëkryq, ka zemërim, ka hidhërim, ka edhe oligarki !.
Njerëzit të vetmën strehë pushimi dhe sigurie kanë gjetur në shtëpitë e tyre dhe janë tejet pasiv. Jetojnë në një panik, jo vetëm nga pandemia, por nga ankthi për të ardhmen e tyre !.Edhe përkundër faktit që ekonomistët kryesorë po propozojnë “artileri të rëndë” për të luftuar krizën ekonomike, megjithatë ka një pasiguri të madhe në jetën e njerëzve. Distancimi social po shëndrrohet në distancim ekonomik. Njerëzit po kufizohen të shkojnë në shkollë, dyqane, restaurante, bare, dhe në vende të punës. Konsumatori i vetizoluar është i ballafaquar me një pasiguri të madhe.
Aktiviteti ekonomik po kufizohet nga masat e drejtpërdrejta me qëllim të kufizimit të përhapjes së virusit. Për të parandaluar shpërndarjen e pandemisë COVID-19, detyrimisht po shkohet drejt recesionit ekonomik, e më shumë gjasa, nëse e tëra zgjatë, edhe drejt depresionit ekonomik.Thënë ndrysh, po ballafaqohemi me një “cunam”ekonomik. Në këtë rast, më të dëmtuarit nga kjo situatë janë grupet e varfëra, pasi ata kanë më pak akses në shërbime dhe më pak kursime dhe mekanizma për të përballuar situatën e krijuar.
Ndikimi i pandemisë COVID-19, në rrjedhat e jetës është i dukshëm. Tkurrja ekonomike ka ndikuar dukshën në zhvillimin e vendit.Po bëhen shumë prova e eksperimente, si në procesin arsimor, ashtu dhe në administratë e gjëtiu. Institucionet arsimore zhvilluan mësimin online. Njerëzit, në vend që të shkojnë në punë, zyre, fabrikë, apo gjetiu, do të fillojnë të punojnë në distancë (prej shtëpisë ) ? Pra, do të kemi shumë eksperimente sociale,dhe në shkallë masive, do të ndryshojë mënyra e jetesës.Teknologjia do të na ndihmojë të përshtatemi në ekstremin që e kemi tani. Shkollat, zyret, universitetet, hapësirat e punës, me gjasë do të ndryshojnë në mënyrë vijimore dhe shumë më shpejt se sa është menduar dhe projektuar deri tani, dhe distanca sociale do të bashkëjetojë për një kohë të gjatë me ne.
Mundësitë për rimëkëmbje dhe transformim ekonomik
E vërtetë, kjo është një fatkeqësi natyrore, por Qeveria duhet të jetë proaktive në sigurimin e mbështetjes së plotë të qytetarëve, por edhe fleksibile në të njejtën kohë për t’u përshtatur me çdo rrethanë të re që mund të krijohet. Roli i Qeverisë është të ndihmojë dhe sigurojë mbeshtetjen e duhur, në veçanti familjeve dhe punonjësve më të goditura ekonomikish. Të bëjë progres të dukshëm në drejtim të uljes së varfërisë dhe rritjen e të ardhurave të familjeve. Gjithë këto hapa duhet të kenë për qëllim ruajtjen e infrastrukturës ekonomike dhe ekuilibrin e shoqërisë. Për ta bërë këtë, nevojitet vënia në dispozicion i të gjitha burimeve të nevojshme në lidhje me mekanizmat e duhur. Megjithatë, rimëkëmbja dhe transformimi ekonomik do të varet edhe nga një numër i madh i faktorëve.
Në anën tjetër, zbatimit të masave eshtë më rëndësi. Masat duhet të zbatohen në mënyrë efikase gjatë tërë kohëzgjatjes të mbylljes, kufizimeve dhe masave të distancimit social. Masat duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.