Ministria e shëndetsisë së Malit të Zi Jelena Boroviniq Bojoviq gjatë prezantimit të masave të reja epidemiologjike ka treguar edhe rekomandimin për shtyrje të gjysëmvjetorit të dytë nëpër shkolla.

“Në kuadër të momentit aktual epidemiologjik kemi shqyrtuar kushtet për vijimin  e vitit shkollor. Pushimi do të zgjatet për shtatë ditë, në këtë mënyrë gjysëmvjetori i dyte do të fillojë më 31 janar në vend të 24 janarit’’, tha Boroviniq Bojoviq, shkruan Ulqini Online.

Për këtë masë fjalën përfundimtare do ta japë Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit.

Poashtu mësohet se orët mësimore do të zgjasin gjysmë ore me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

By admini