U MBAJT KUVENDI I FORUMIT TË GRUAS SË PARTISË DEMOKRATIKE, SEIDA SUMA U ZGJODH KRYETARE

Në sallën e konferencave të Hotelit Mediteran, të dielën më 26 dhjetor 2021 është mbajtur Kuvendi i Gruas së Partisë Demokratike ku kanë marrë pjesë 60 delegate, thuhet në një kumtesë të derguar nga kjo parti, transmeton Ulqini Online.

Kuvendi ka miratuar statutin dhe ka zgjedhur organet drejtuese të Forumit të Gruas. Kryetare e Forumit të Gruas është zgjedhur Seida Suma, me profesion master e ekonomisë, nënkryetare Marjana Xhikoviq- dhe Dhurata Hoxha , kurse sekretare Aida Lleshi – Kurti. Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë e Forumit të Gruas e cila përbëhet nga 15 anëtare.
Forumi i Gruas së PD-së si strukturë e kësaj partie politike do të angazhohet për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave të femrave.

Delegatet e Kuvendit i kanë përshëndetur kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka dhe zëvendës kryetari Gzim Hajdinaga.

Kuvendi i Forumit të Gruas është mbajtur në 10 vjetorin e themelimit të PD-së.

Forumi i Gruas do të luaj rol kyç në forcimin e mëtejshëm të PD-së dhe aktivitetet politike të partisë sonë.

By admini