Qeveria e Malit të Zi dëshiron të promovojë politikën e paqes dhe të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, por edhe të kontribuojë në përmirësimin e rrethanave në Ballkan, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq.
Siç shkruan rtcg, nga kabineti i tij mësohet se Abazoviq gjatë takimit në Tiranë me ministrin shqiptar të mbrojtjes Niko Peleshi ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira.
“Këto marrëdhënie bazohen në miqësi dhe bashkëpunim , të përforcuara me partneritetin në kuadër të NATO-s dhe me synimet e përbashkëta në politikën rajonale dhe perspektivën evropiane”, ka theksuar Abazoviq.
Siç kumtohet, Peleshi ka theksuar se madhësia e shteteve në sistemin e mbrojtjes kolektive nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ai ka shprehur përkushtimin e plotë të Shqipërisë për rajonin stabil të Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit është konstatuar se Mali i Zi dhe Shqipëria ndjekin bashkëpunim konstruktiv dhe praktikë në kuadër të NATO aleancës, por edhe në kuadër të Iniciativave të sigurisë rajonale, është kumtuar nga kabineti i nënkryetarit Abazoviq.