Nga Haxhi Zeneli
Kisha Serbe nuk din të ndalet, ajo po krijon konflikte të reja. Tani i erdhi radha edhe Malit të Zi ta provojë në lëkurën e vet. Mendoj se ky është edhe fillimi i një konflikti të ri ku mund të tundi Malin e Zi. Ky konflikt nëse nuk merret seriozisht mund edhe të eskalojë tek vendet tjera të brishta në rajonin e Ballkanit, ku edhe njëherë Ballkani mund të destabilizohët nga nacionalizmi Serb.
Kemi tashti shumë fakte se kisha e tyre përdor mjetet e saja per të tjetërsuar kombet fqinj me pretendime që të përfitojë teritore me qëllim që të realizojë ëndrrën e tyre Ruso/Serbe për të dalë në Adriatik.
Ky okupim me ndihmën e kishës së tyre nuk ka filluar sot dhe nuk është ndalur asnjëherë. Ajo ka kohë që përzihët në tokat e fqinjëve të saj duke manipululuar në vendbanimet e shqiptarëve pikrisht në Mal të Zi, duke vendosur kishat montazhë në Malin e Brajshes, Krajes kurse në Shas vajtën atje per ti okupuar kishat e shqiptarëve në atë vend.
Mbase në atë kohë Gjukanoviqi mendonte se me këto incidente nuk kërcënonin popullin e ti dhe ai nuk i kushtojë shumë kujdes në fillim manipulimeve të kishes okupatore serbe dhe shteti i Malit të Zi ka heshtur në vazhdimsi, duke injoruar zjarrin i cili po përhapej edhe drejt shtëpive të tyre, por ata nuk e shihnin.
Tashti sipas shumë gjasave “zjarri i ka hyrë në shtëpi” apo i ka ardhë ”thika në asht”, më duket se situata ka eskaluar sikurse ajo lokomotiva që ka humb frenat dhe është nisur për tu përplasur drejt qyteti kulturor/historik të Cetines.
Shtator/2021