Deputeti i Listës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ne faqen e vet në fb ka publikuar listën e ushtruesve të detyrës së drejtorit të emëruar kohës së fundit nëpër shkollat shqipe në Mal të Zi.
Në përgjigjen që deputeti Nimanbegu ka marrë nga Ministria e arsimit rezulton se në Ulqin deri tani janë bërë 3 emërime, transmeton Ulqini Online.
Në Shkollën fillore ‘Mareshali Tito‘ u.d. e drejtoreshës është emëruar Feride Hajdinaga, në Sh.f. ‘Boshko Strugar‘ u.d. e drejtoreshës është emëruar Mlladenka Periq kurse në shkollën e mesme ‘ Vëllazërim Bashkim‘ u.d. e drejtoreshës është emëruar Ardita Kovaçeviq.
Sipas përgjigjes nga ministria për deputetin Nimanbegu në tri shkolla tjera, “Marko Nuculloviq” në Shtoj, “Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe Shkollës së muzikës në Ulqin ju vazhdon mandati drejtorëve paraprak.