Nga falja e Kurban Bajramit sot në Ulqin

Besimtarët e besimit islam sot festojnë Kurban Bajramin. Në lidhje me këtë krerët politik në Ulqin urojnë për këtë festë të madhe bashkëqytetarët e tyre.

Më poshtë mund të lexoni urimet e kryetarit të Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq, kryetarin e Kuvendit Komunal Haxhi Sulejmani si dhe kryetarit të subjektit politik Forca Nazif Cungu.

Kryetari i Ulqinit Aleksandar Daboviq ka uruar besimtaret e fese Islame me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Të dashur besimtar urime dhe gëzuar Kurban Bajramin, paqja, harmonia dhe mirëkuptimi qofshin me Ju dhe familjet tuaja.

Këto ditë të mëshirës,faljes dhe paqes, dëshiroj ti kaloni sa më bukur me familjaret, miqët dhe mysafirët tuaj.

Gezuar!

Urimi i Kryetarit të Kuvendit Komunal z. Haxhi Sulejmani
Vëllezër dhe motra,
Me shëndet e zemër të mirë natën dhe festën e Kurban Bajramit!

Le të shërbejë kjo festë që, në qendër ka sakrificën në emër të paqes shpirtërore dhe dorështrirjen në emër të solidarizimit njerëzor, për ditë solidare dhe të begatëta në familjet tuaja, rrethin tuaj, qytetin tuaj, vendin tonë të përbashkët.

Ulqini ynë, sidomos këto ditë, është qyteti i të gjithëve. Ulqini, po pra ai Ulqini i vogël ka vend për të gjithë. Ulqini ynë, Ulqini i të gjithëve, i vogël xhevahirë, i fshehur si margaritarë. Siç festat i kremtojmë pa dallime eventuale dhe të bashkuar, ashtu le të frymojmë e funksionojmë çdo ditë. Çdo ditë bashkë nënkupton çdo ditë festë.

Duke dëshiruar për secilin dhe të gjithë shëndet e harmoni, apeloj për më shume bashkërendim dhe bashkëpunim në secilën fushë, solidarizim dhe aktivizëm në çdo lëmi, në emër të së nesërmes, në funksion të së ardhmes!

Urime!
Zoti ju bekoftë!

Haxhi Sulejmani,
Kryetar i Kuvendit Komunal Ulqin

Urimi i Kryetarit të Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu

Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar besimtare dhe besimtarë,
Më lejoni që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht, gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Kurban Bajrami është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Krijuesit të Gjithësisë, ku besimtarët shprehin bindjen dhe devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit dhe njerëzit në nevojë.
Kurban Bajrami është ditë e bekuar, mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Zoti i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit. Andaj, bërja e Kurbanit është shenjë falënderimi ndaj Zotit i Cili na ka dhënë mirësi të panumërta.
Shëndeti dhe begatia mbretëroftë në familjet dhe sofrat tona!
Gëzuar!
Kryetar i Forcës së Re Demokratike
Nazif Cungu

By admini