Ditët e parë të muajit korrik  mund të karakterizohen si mjaft të mira sa i përket numrit të mysafirëve që janë duke pushuar në qytetin e Ulqinit.

Plazhet e stërmbushura dhe rrugët me fluks të madh të automjeteve sidomos gjatë paradrekave dhe pasdrekave tregojnë se sezoni turistik tashmë ka filluar, shkruan Ulqini Onlie.

Sipas të dhënave zyrtare që vine nga Organizata turistike e Ulqinit mësohet se këto ditë në Ulqin janë duke pushuar gjithsej 17235 veta. Duke pare tollovitë në qytet duhet shtuar se numri real i mysafirëve duhet të jetë shumë më i lartë.

By admini