Nga Gjekë Gjonaj

 E dhimbshme, por e vërtetë.  Vetëm katër  nxënës përfunduan me  sukses shkollimin  nëntëvjeçar në Shkollën Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros, Krajë. Drejtori i kësaj shkollë, Beqir Berjashi  thotë se sivjet i thanë lamtumirën këtij institucioni edukativo-arsimor katër gjysmëmaturantë. “ Dy prej tyre shkollimin nëntëvjeçar e përfunduan me sukses të shkëlqyeshëm, ndërsa  dy të tjerë, Fjorentina Lekperiq dhe  Ilmenita Selloviq   u shpërblyen me  diplomën  “ Pishtari”.   Me rastin e ndarjes së këtyre shpërblimeve në shkollë u organizua një ceremoni e rastit, në të cilin  Fjorentina Lekperiq  u shpall nxënëse e gjeneratës. ” Mësimdhënësit dhe drejtuesit e kësaj shkollë  ndjehen krenar me suksesin e treguar në mësime  të  gjysmëmaturantëve , në    aktivitete jashtëshkollore, por edhe me sjelljet e tyre   të mira për çka do të mbahen  në mend për shumë kohë”, thotë Berjashi

Për fitueset e diplomës “ Pishtari   ky çmim është rezultat i punës së përkushtuar gjatë nëntë viteve të shkuara. Ato treguan  se  gjatë shkollimit  kanë mësuar shumë dhe   se me punë  mund të arrihet gjithçka. Ato janë të vetëdijshme edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve  që  të jenë të suksesshme në mësime dhe në sjellje.

Katër maturantët e kësaj shkollë, edhe përkundër rrethanave të krijuara nga virusi korona,  do të shënojnë në mënyrë solemne  natën e gjysmëmaturës. Organizimi i kësaj feste të bukur do të mbahet  të mërkurën e ardhshme në restorantin “ Votra” në Ostros. 

By admini