Ish futbollisti i Ulqinit kurse aktualisht i Deçiqit nga Tuzi, Adrijan Rudoviq është ftuar në reprezantacionin e Malit të Zi për ndeshjet që kjo përfaqësuese do të luaj në qershor të këtij viti.
Kështu Rudoviq në përfaqësuesn e Malit të Zi do i bashkohet bashkëlojtarit të tij nga Deçiqi Kristian Vulaj. Për këto ndeshje miqësore është thirrur edhe futbollisti Fatos Beqiraj, shkruan Ulqini Online.
Përfaqësuesja e Malit të Zi në ndeshjet e qershorit do të ketë dy miqësore. Më 2 qershor luan kundër Bosnjës, ndërsa tri ditë më vonë, luan kundër Izraelit.