Duket që ky vit, sidomos sezoni turistik, do të jetë i mirë për qytetin e Ulqinit. Nëse në mengjes shihet koha e mirë, atëherë fjalia e mësipërme ka shumë kuptim.

Kryetari i Komunë së Ulqinit Aleksandër Daboviq ka shpërndarë në rrjetin social lajmin e mirëpritur nga qytetarët e Ulqinit dhe me gjërë por edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës, shkruan Ulqini Online.

Sipas kësaj, shtetasit e Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të kenë nevojë më të paguajnë polisat e sigurimeve për të hyrë në vendet respektive pasi do të bëhet njohja e ndërsjelltë e tyre.

Mjaft lehtësira do të ketë dhe për hyrje në Mal të Zi të të miturve. Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Sapo morra një lajm FANTASTIK…
🇲🇪 🤝 🇽🇰
✅ Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukubinë/Muriqan për në Malë të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindje, kartë studentore apo shëndetësore.
( së shpejti )
⏳ Njohja e ndërsjelltë e polisave të sigurimit.
⏳ Vetëm një kontroll gjatë kalimit në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan gjatë sezonit turistik veror.

By admini