“900.000€ është rata e parë e kredis e cila mbërrin për pagesë me 30 prill për projektin që realizimi ende nuk ka filluar“, k;shtu e fillon një shkrim të tij zyrtari i lartë i Lëvizjes URA, Omer Bajraktari.
Z. Bajraktari tregon se bëhet fjalë për një projekt për investim në rrejtin e ujësjellësit dhe kanalizimt dhe perpunimin e ujërave te zeza në Komunën e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
“Në nëntor të vitit 2015 është miratuar vendimi për këtë porjekt të rëndësishëm infrastrukturor që dukshëm do i përmirsonte kushtet e jetesës dhe kushtet për investime në komunën tonë. Edhe pse ishte e paraparë që realizimi të përfundojë brenda tre viteve, ai ende nuk ka filluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë“, vazhdon Bajraktari.
“Njekohësisht në vitin 2016 ka filluar realizimi i programit më të përsosur në komunën tonë, me emrin “pa DPS Ulqini nuk ka zhvillim”. Të gjitha i pame por vetëm zhvillim ende tash 30 vite nuk po shofim“, përfundon Bajraktari shkrimin e tij duke thumbuar të gjithë spektrin politik në Komunën e Ulqinit.