Nga Genci Nimanbegu*
Të gjithë Ministrat – ekspertët pa afera nga 15 Prilli kan drejt qe 24h të kene mbrojtje policore.
24h!?! Dmth edhe në shtëpi edhe në rrugë edhe kur punojnë! Se paku nga dy persona, 3 turne në ditë!
Ky lajm disi kalon pa vërejtë nga medijt.
Dikur mbrojtje kishin Ministrat e drejtësisë, policisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme!
4 vite isha nënkryetar Kuvendit dhe asnje moment e jo orë nuk kishim mbrojtje policore.
Sa shumë janë të kërcënuar Ministrat e Administratës, Bujqësisë, Kulturës dhe Arsimit, Finansave dhe puneve sociale, te Turizmit apo të Ndërtimtarisë?
Çfar mesazhi është ky për shpenzimet e Buxhetit?
Mali i Zi nuk ka Buxhet tash 4 muaj ne 2021 andaj finansohemi me transha mujore.
Çfar mesazhi për popullin e këti shteti?
Të njëjtit popull që ka nevoj për subvencione në kohë Covidit, Subvencione në bujqësi, shumë projekte infrastrukturore që kercenohen të ndalen për shkak të mosaprovimit të buxhetit.
Restaurante pa subvencione pasi qe kan pas pakez kontribute mbrapa te papaguara, taxista qe nuk punojne me muaj, këngëtaret apo artistat pa koncerte dhe pa të ardhura tash një vit.
Komunave si Ulqini, Tuzi, Plava apo Gucia do ti zvoglohen miliona euro në këtë vit sipas planit të Ministrit të Finansave me trupëroje 24h në ditë!
Ekspertat të ndershëm si kurr më parë!
Por kush po i vënë në rrezik?
*Autori është deputet i Listës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi