Mbrëmjen e së dilës në Ulqin u përurua  libri ‘’Pakica shqiptare në Mal të Zi, midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit’’ të autorit Allmir Çausheviq.

Qëllimi i stidimit është të hetojë veprimatrinë politike të partive nacionale shqiptare dhe të vendos një bazë shpjeguese për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS), shkruan Ulqini Online.

Periudha e studimit përfshinë periudhën kohore 1998 – 2016.

Në abstraktin e këtij libri është interesant një konkludim rreth aktivitetit politik të deputetëve të partive naconale shqiptare brenda legjislacionit i cili duket se ka pas pak ndikim. Përqindja e amandamenteve të të miratura është e ulët, ndërsa disa të drejta të fituara janë revokuar. Hulumtimi ofron një bazë solide për të rishikuar bashkëunimin me PDS, angazhimin e partive nacionale shqiptare për të vepruar dhe adresuar çështje që prekin komunitetin e tyre.

Libri në fjalë pritet të hap debate nga të cilët mund të përfitohen konkludime serioze nga vet akteret e polikëbërjes në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë përurim për librin folën: Qani Osmani, Boris Raoniq, Ismet Kallaba, Hadixhe Gjoni, Xhemal Peroviq dhe vetë autori.

By admini