Dr. Asllan Rejzi është një djal i ri por me shumë suksese në fushën të cilën e ka zgjedhjur, atë të mjekësisë. Ish nxënësi shembullor, isht studenti i shkëlqyer, mjeku i përkushtuar vazhdon me suksese në profesionin e tij, shkruan Ulqini Online.

Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, dr. Rejzi regjistroi fakultetin e mjekësisë në Tiranë dhe pas kryerjes me sukses jetën e tij profesionale e vazhdon me Gjermani. Punon si mjek në Brandenburg të Gjermanisë por në ndërkohë vazhdoi dhe përfundoi kualifikimin për Mjekësi Urgjence.

”Të shumtë janë mjekët tanë shqiptarë në Gjermani që kanë përfunduar në kohën e duhur specializimet në fusha të ndryshme të mjekësisë si kirurgji, mjekësi interne, radiologji, kardiologji, gjinekologji, neurologji, psikiatri etj. Shumë prej nesh kanë pëfunduar apo janë në përfundim e sipër të kualifikimeve të shumta e të ndryshme pas specializimit. Ky është rasti i Dr. Asllan Rejzit, i cili ka përfunduar me sukses kualifikimin për Mjekësi Urgjence”, kështu shkruhet në faqen Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani.

Sipas të njëjtës faqe mësojmë se për të pëfunduar këtë kualifikim është e nevojshme: 24 muaj eksperiencë pune, 50 raste urgjence, 6 muaj ne terapi intensive dhe kursi për mjek urgjence. Rasti i dr. Asllan Rejzit, sipas kësaj shoqate tregon se mjekët shqiptarë në Gjermani janë konkurrentë të denjë me koleget gjermanë.

Dr. Rejzi nuk ndalet me kaq. Ai tani vazhdon specializimin në mjekesi interne e kardiologji.

Rasti i dr. Rejzit mund të ju shërbejë të rinjëve tanë si motivim për punë më shumë dhe se pas një sjuksesi të madh qendron një punë edhe më e madhe.

By admini