‘Frymëmarrje’ në SHBA, ulet ndjeshëm numri i të infenktuarve dhe të vdekurve nga Covid-19, për muajin Mars 2021

Nga Beqir SINA – New York City

NEW YORK : New York lançon pasaportën e parë të vaksinimit amerikan. Quhet “Excelsior Pass” dhe është një aplikacion që do t’ju lejojë të tregoni se jeni vaksinuar nga Covid ose keni rezultuar negativ me Covid nga testi.

Ky aplikacioni do të lejojë hyrjen në aktivitete, nga lojërat në argëtim, duke siguruar një kod QR që mund të skanohet lehtësisht.

Sistemi është ndërtuar në një platformë IBM, por bazohet në teknologji blockchain, që do të thotë se as IBM dhe as kompanitë që e skanojnë atë nuk do të kenë qasje në informacionin shëndetësor të atyre që e përdorin atë.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar 548.120 , sipas WorldMeter, duke vazhduar të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është ulur për një javë nuk I kalon 60 mijë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 30.162.489.

Numëri i atyre që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer , Modena, Jones&Jones, është 14.7,%, 1.275.340

Ndërkohë, i atyre që kanë marrë një dozë, të vaksinave të sipërcituara është : 27%, 2.212.683

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 25,41 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 300, milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,45 milionë raste të konfirmuara. Ndërkohë, New York-u ka 1.833.128 të infektuar. Po ashtu, Kalifornia tejkaloi New York-un me 48.848 për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 58.379 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,89 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,76 milionë.

By admini