Gjeto Kola Camaj,

Një vit pa Gjeto Kolën Camaj

Nga Marash Dedvukaj

U lind në vitin 1931 në kullën e gjyshërve të tij në Vuksanlekaj, në oxhakun e Ujkë Vuksanit. Përndryshe kur përmendim oxhaqet ky ishte oxhaku më i madh në historinë e maleve të Malësisë së Madhe. Emri oxhak u përmend shekuj të tërë, deri në vitin 1980 e që e mbajti dhe ruajti kjo familje dhe vëllazëri, kështu që nga viti 1980 ndaloj së përmenduri ky term kaq i njohur me dekada të tëra. Në historinë e vjetër por edhe bashkëkohore kulla e Vuksanlekës përmendet dhe është e njohur si fortifikata më e pathyer ndonjëherë me burra të fortë atdhetar dhe të zgjuar të cilët çdo herë dinin, por edhe ishin të gatshëm ti dalin zot kombit, gjuhës, flamurit dhe atdheut të vetë.

Traditën e të parëve, stërgjyshërve të vetë me bujari dhe krenari të pashoqe e trashëgoi edhe burri i Malësisë Gjeto Kola i cili i frymëzuar me veprat e të parëve, trimërinë, përkushtimin dhe atdhedashurinë e tyre ndaj kombit, gjuhës dhe flamurit u fut në rrugën e tyre të pakthyer me këmbëngulje dhe kurajo të madhe që edhe më tej të ruhet historia e këtyre burrave, trimave dhe kullës së Vuksanlekës.

Virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare Gjetja filloi t’i zbatojë që nga mosha e re dhe po nga kjo moshë si shembull tipik malësor dhe burrëror në kokën e vetë mbajti shaminë e kuqe deri në vdekje. Për të kjo shami, siç shprehej. kishte domethënie të shumëfishtë, me të cilën dëshmoi prejardhjen e tij malësore, por edhe mund të merret si shenjë kombëtare, si njëfarë krahasimi me flamurin kombëtar. Shaminë e kuqe në kokë e ka mbajtur me krenari dhe përkushtim sepse, siç potenconte, e kishte amanet prej të parëve dhe për nder kujtese ndaj heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit.

Gjetja ishte i njohur për burrërinë dhe fisnikërinë e tij si plak i maleve, besimtar i fortë, prijës i pashoq i familjes, fisit dhe shoqërisë. Fjala e tij, butësia, sinqeriteti dhe përkushtimi i pashoq i tij ndaj të gjithëve si dhe gjykimi e po ashtu edhe prononcimi me vend në tubime të shumta kombëtare, shoqërore dhe paqësore e renditën në njeri i cili vlerësohej pa masë nga e tërë shoqëria. Vepra dhe fjala e tij kishin domethënie dhe jehonë jashtëzakonisht të madhe sepse çdo gjë që bënte e bënte me seriozitet dhe përkushtim të pashoq. Ishte pra njeri i ndershëm, i pashoq, njeri i besës dhe i fjalës. Përkushtimin kombëtar ai dhe familja e tij e treguan çdo herë por kjo më së miri erdhi në shprehje pas formimit të subjektit të parë politik shqiptar LDMZ me ç’rast ai dhe familja e tij u bënë dorë e djathë e kësaj partie e cila tani e tri dekada me dinjitet mbron interesat nacionale dhe ato kombëtare. Pra, Gjetja dhe familja e tij asnjëherë nuk hezituan për të ndihmuar çështjen kombëtare , për ti dalë zot kombit, gjuhës dhe flamurit, duke marrë pjesë në tubime të shumta si në Malësi, Shqipëri, Kosovë dhe SHBA.

Gjeto Kola Camaj  dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj si dhe mori pjesë në donacione të shumta duke ndihmuar kështu njerëzit në nevojë në Malësi. Përndryshe , Gjetja ishte nip i Dedë Gjon Ujkes, udhëheqës  i kryengritjes shqiptare, i cili e dha jetën e  në betejën e zhvilluar në Qafë të Uglit. Kjo betejë mbahet mend si beteja me e pergjakshme ndonjëherë. Në këtë betejë Dedë Gjon Ujka ,si udhëheqës dhe komandant i kryengritjes në Qafë të Uglit. luftoi trimërisht duke i udhëhequr malësorët dhe duke u dhënë kurajo e shpresë se lufta duhet fituar dhe se armiku duhet zbrapsur medoemos dhe se vetëm kështu ruhet trualli dhe atdheu.

Të shtojmë këtu se veprimtaria, bujaria, fisnikeria dhe atdhedashuria ishin vetitë e njohura për Gjeto Kolë Ucin. Këto tipare njerëzore i trashigoi nga paraardhësit e tij Uc Gjoni, Luc Gjoni dhe Dedë Gjoni të cilët ishin jashtezakonisht të njohur në shqiptarizëm nga shkaku se vite të tëra mbajtën gjallë besën , bujarinë dhe fisnikërinë shqiptare, duke ndihmuar shumë familje të asaj kohe me ushqim, strehim dhe nevoja të tjera domethënëse të çdo njeriu. Këto ishin vitet  80-të  të shekullit të 19-të , pra në kohën e Lidhjes se Prizrenit. Uci, Luca dhe Deda shumë kohë luftuan me sllav se bashku me hotjanë të tjerë, me ç’rast në një luftë të fortë edhe u masakruan shumë Hotjan . Kjo kohë, perndryshe, kujtohet nga gjeneratat e shumta si koha e djegëjes së Hotit. Duket se kjo familje një pas një vazhdon me tradita të trashëguara e të ruajtura familajre, pasiqë  edhe axha i Gjetos, Pjetër Uci u kacafyt fortë me kolektivin, siç quhej atëherë, për të ruajtur tokat shqiptare që të mos bienë në duart  e armikut të atëhershëm, duke ngre zërin dhe duke u dalë përpara dhe duke thënë me zë ,, Largojuni nga tokat tona nëse nuk doni që krejtë kjo tokë të lahet me gjak, siç edhe e kemi pas traditë çdo herë!. Armiku u zbraps dhe malësorët ende vazhduan të punojnë tokat e baballarëve të tyre. Me këtë rast duhet përmendur edhe babain e Gjetos,  Kolë Ucin i cili dha një shembull të pashoq për gjenerata të shumta duke shpëtuar shumë shqiptarë me rastin e luftërave dhe turbullirave të shumta në vend , me ç’rast disa herë dëshironin ta shpërblenin me grada e merita të tjera e së fundi edhe me pension të cilin nuk dëshiroi ta marrë nga partia e atëhershme komuniste, duke u prononcuar se nuk ka luftua për idenë dhe partinë komuniste. Se si duhet ruajtur tokën e të parëvet e si duhet të kujdesemi për të Gjetja e dëshmoi edhe në vitet e reformës agrare duke udhëzuar gjeneratat e shumta se si duhet të jenë të përkushtuar ndaj trashëgimisë dhe ndaj veprave të parëve të vetë. Toka   për Gjeto Kolën  ishte gjëja e fundit që dikush të heqë dorë nga ajo , sepse, siç potenconte për këtë tokë është derdhur shumë gjak dhe ajo është u paguar  shtrenjtë për t’ia lëshuar dikujt tjetër në dorë. Pikesynim i Gjetos ishte pikësëpari që përmes kësaj dukurie të ruaj brezat e rinj që të mos emigrojnë, por t’i mbeten  besnik veprës, idesë dhe traditës së të parëvet dhe keshtu duke ruajtur e punuar tokën e të parëvet edhe do të ruajnë më së miri atdhedashurinë, gjuhën, kombin dhe traditat shekullore të gjyshërve dhe stergjyshërve të vetë.

Për të ruajtur rininë në vend, për të ruajtur marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera dhe për të ruajtur respektin dhe përkushtimin ndaj njëri tjetrit në shumë raste Gjetja përdorte shprehjen e njohur shqiptare ,, zalli rrin e uji shkon,, dhe kështu i këshillonte që të qëndrojnë në çdo moment unik me njëri tjetrin. Të shtojmë këtu se Gjeto Kolës i kishte pri edhe fati pothuajse në çdo lëmi dhe rrafsh të jetës e pikësëpari me martesën dhe krijimin e familjes së madhe dhe të njohur në Malësi. Gjetja ishte martuar me të bijën e Kolë Dedës Nikollaj, Age Kolën, përndryshe nipe kjo e dy heronjve, Dedë Prëlit dhe Gjel Çakut. Ageja me vehte nga familja që rrjedhte kishte sjellë traditat e njohura shqiptare,bujarinë,fisnikërinë dhe ndershmërinë, të cilat e stolisnin këtë grua , këtë malësore kaq të njohur e cila u bë shtyllë e fortë e familjes dhe ndihmesë e madhe për bashkëshortin Gjeton që të ecë përpara me të gjitha vështirësitë që sillte jeta një pas një, duke edukuar breznitë e reja dhe duke ruajtur rregullat familjare të familjes së Gjeto Kolë Ucit. Fjala e bashkeshortit dhe familjes për Agen kishin peshë të madhe kështuqë çdo herë ishte e përgatitur të presë mikun por në rrethana të shumta edhe armikun si e meritonte , duke u shprehur shumë herë se për këtë më detyron familja nga kam ardhur, por edhe familja kun kam ardhur. Lirishtë mund të themi se raporti i Gjetos me Agen mund të merret si shembull e një bashkëjetese e një bashkeshortnije të shembullt, të sukseshme dhe të ngritur malësore në çdo aspekt, si atë shoqëror, human e pikë së pari njerëzor.

Gjetja nuk do të ishte i tillë po të mos kishte lëshuar rrënjët e burrësisë , trimërisë , atdhedashurisë , fisnikërisë dhe humanizmit edhe tek gjeneratat më të reja, të cilat në asnjë moment nuk ia prishën prindërit të vetë idetë që stolisnin atë si prind, udhëheqës dhe familjar i devotshëm, sepse e dinin se babai i tyre kishte vendin e duhur dhe të merituar në familjet malësore dhe shqiptare. Si do të ishin pasardhësit e Gjetos po të mos ndjeknin rrugën e tij të ndritshme , rrugë të cilën Gjetja e shkeli me nder, burrëri, fisnikëri dhe humanitet për të ruajtur kështu virtytet më të larta njerëzore e humane siç janë gjuha , kombi e flamuri të cilat u bënë udhërrefyes për krejt bijt dhe bijat e Gjetos. Këtë rrugë e ndjekën me kryelartësi  të pashoq edhe 7 djemt e tri vajzat e Gjetos por disi në shprehje më së forti erdhën veprimtaritë e djalit të madhë Dedës, pastaj Palokës, Lindonit dhe më të voglit Pjetrit – apo siç nifet ndryshe me pseudonimin Peti. Djali Deda aktivitetin e tij njerëzor, por pikësëpari atdhetar e patriotik e tregoi në fidhim vitet e 80-të të shekullit të kaluar kur si student mori pjesë në demostratat e njohura të 81-it në Kosovë, respektivisht Prishtinë që shqiptarët të fitojnë pavarësinë. Ai pa u kursyer se bashku me shokët e vetë Marash Dedvukaj, Luigj Gjokaj Pashko Sinishtaj, Lekë Camaj, e shumë studentë të tjerë këmbë për këmbë me rininë studentore kosovare të asaj kohe u ngritën për të drejtat e shqiptarëvet të Kosoves. Deda njëheri ishte dhe është anëtar dhe aktivist i njohur i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Ai së bashku me anëtarët e tjerë të kësaj partie tani e 30 vjet lufton për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Se është i pangopur për të ruajtur vendin dhe tokën e vetë e të baballarëvet Deda e dëshmoi edhe në rastin e tokës në Vuksanlekaj, për të cilën në gjyqin e Malit të Zi vite me rallë luftoi dhe dëshmoi se toka në fjalë është dhe u takon familjes dhe fisit të Vuksanlekajvet. Të perkujtojmë se qëllimi i sllavëve çdo herë ka qenë të okupojë tokat shqiptare por falë luftës së fortë të Dedë Gjon Lulit e malësorëve të tjerë , nuk u shkoj për dore të zaptonin tokat shqiptare e po ashtu nuk u shkoj për dore të hyjnë as në tokën e Vuksanlekajve. Në këtë tokë përndryshe u ndërtua Funerali i Malësisë dhe lirishtë mund të themi se po të mos ishte Deda me disa shokë të tjerë tani kjo tokë do t’i takonte dikujt tjetër dhe kështu edhe do të fillonte asimilimi i malësorëve të Malësisë së Madhe. Djali tjetër Paloka kohë pas kohe ka dëshmuar dhe dëshmon se humanizmi , sinqeriteti dhe bamirësia janë virtytet që stolisin këtë njeri, virtyte pa të cilat as që do të mund të paramendohet rrugëtimi i tij njerëzor i cili shumë herë erdhi në shprehje si në Malësi e posaçërisht në Diasporë, respektivisht në Michigen ku punon dhe vepron së bashku me familje dhe vëllezërit e tij të tjerë. Për krejt komunitetin malësor e shqiptar në Michigen është i njohur rasti i mirëfilltë i Palokës që e tregoj me një vogëlushe nga India me emrin Rajoni Mordo të cilën në moshë krejt të mitur e strehoj tek familja derisa ajo u bë e pjekur dhe mori rrugën e studimeve. Për këtë gjest human Paloka pati mirënjohje të madhe nga familja e vogëlushes Indiane. Paloka disa herë ndihmoi  edhe personat e shumtë në nevoja shëndetësore duke dhënë donacione të mëdha që personat në fjalë të përballojnë shpenzimet e operimeve të cilat në SHBA janë jashtëzakonisht të larta. Paloka po ashtu ndihmoi pa masë edhe vendlindjen por edhe popullin e ushtrinë e Kosovës me rastin e luftës së fundit në këtë vend. Paloka disa herë u shpërblye si në Kosovë e po ashtu edhe në Michigen për meritat e tija humane e njerëzore por kurrë nuk deshti t’i tregojë, ekspozojë apo të themi t’i reklamojë ato. Kurse djali tjetër Lindoni , këngëtari dhe artisti tani më i njohur në mbarë shqiptari, me veprën e tij artistike ka lënë dhe vazhdon të lënë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare duke ngritur  lartë përmes këngës virtytet e shumta njerëzore dhe humane të individëve por edhe të trevave shqiptare në përgjithësi. Ai me plot sinqeritet dhe dashuri u këndoi dhe vazhdon t’u këndojë heronjve kombëtarë , veprës madhështore dhe qëndresës  së pashoq të malësorëve të burgosur , pastaj flamurit, lirisë dhe atdhedashurisë që ka për ta dhe vendin e vetë Malësinë, pastaj për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka ditë po ashtu t’i këndoj edhe dashurisë , të rinjvet dhe gjeneratave që vijnë. Kënga dhe melosi i tij u pritën jashtëzakonisht mirë në çdo vend që frymon shqip dhe që ka shqiptar. Këndon veçmas por ka kënduar edhe në duet me këngëtarë dhe këngëtare të shumta të estradës shqiptare por do të veçonim duetin e pashoq me artistin e mirënjohur shqiptar Çun Lajçin pastaj me Mustafë (Muso) Dreshaj e të tjerë dhe çdo kund paraqitja e tij u përcoll me vëmendje dhe publicitet të radhë. Se vepra e Gjeto Kolës ishte në vend dhe se mbetet njerëzore, humane , kombëtare dhe e shenjtë dhe se ajo do të vazhdohet edhe më tutje në të njëjtin intensitet në këtë familje të madhe e ka dëshmuar dhe vazhdon ta dëshmoj djali i tij më i vogli Pjetri apo siç e njohim si Peti. Ky djalosh, aktivist dhe humanist i njohur si duket me veprimtarinë e tij të pashoqe dëshmon se është Gjetja i dytë, dëshmon se njerëzia për të është virtyti më i lartë tek njeriu. Aktivitetet e tija në diasporë janë ma se të njohura dhe të gjitha ato janë ndërmarrë në të mirën e komunitetit dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Ai deri më tani në shumë  raste  ka ndihmuar të varfrit dhe çdo aktivitet që është në lidhje bamirësie dhe humanizmit si në Malësi ashtu edhe në diasporë. Ndërsa për të gjuha, kombi dhe flamuri janë të shenjta dhe të pa zëvendësueshëm sikurse edhe familja e tij për të cilën siç është shpreh dhe siç ka dëshmua shumë herë do të flijonte edhe jetën pa u kursyer në asnjë moment. Lirisht mund të themi se Gjeto Kola mund të flejë i qetë në dritën e parajsës se ky djalosh do t’ia ruaj të gjitha ato virtyte për të cilat Gjetja luftoj tërë jetën sa qëndroj i gjallë mbi këtë tokë.

Në fund do të cekim një shembull thjesht human nga ana e Muzeut etnografik të Malësisë i cili për meritat e të ndjerit Gjeto Kolë Ucit Camaj me rastin e largimit të tij nga kjo botë muzeu uli flamurin kombëtar në gjysmë shtizë, duke dëshmuar kështu respektin për veprimtarinë njerëzore të Gjeto Kolës i cili të përkujtojmë po ashtu se në raste të shumta e ndihmoj jo vetëm logjikisht por edhe financiarisht këtë muze. Fare në fund të këtij artikulli lirisht mund të themi se me Dedën, Palokën, Petin si dhe djemtë e tjerë dhe vajzat e tij edhe më tutje në këtë familje të gjerë do të ruhet besa, burrëria , trimëria dhe tiparet e tjera njerëzore të fisit të Vuksanlekajve dhe krejt Hotit.

By admini