Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq solli Vendimin me të cilin 22 marsi shpallet ditë zie, në kujtim të atyre që humbën jetën nga pasojat e korona virusit në Ulqin.
Flamujt në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, në objektet e shërbimeve dhe institucioneve publike ku Komuna e Ulqinit është themeleuese, si dhe në objektet e bashkësive lokale, do të ulen në gjysmë shtize.
Radio Ulqini, si dhe të gjithë mediat elektronike dhe të tjera do ta përshtatin përmbajtjen e vet me shënimin e kësaj dite.