Gezim-ibrociRreth polemikës më të fundit në mes subjektit politik Forca dhe gazetarit Mustafa Canka është deklaruar dhe gazetari Gëzim Ibroçi. Ibroçi përndryshe është i njohur edhe si inicator i peticionit ”Stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë”.

”Një parti politike që shtyhet me një gazetar nuk është ogur i mirë, reagim plot urrejtje, nxitje e përçarje e pa kuptueshme, merruni me politikën jo me mediat, reagoni atje ku duhet e për çfarë duhet, nuk morët përkrahje për mediat por për politik, e nëse vertet doni të reagoni të paktën shkruani si duhet shqip se është marre….. partitë politike rezultatet nuk mund ti arrijnë me media, e aq më pak duke tentuar ti heshtin edhe pse gjithçka është tejet transparente …..”, kështu shprehet Ibroçi rreth gjithë kësaj polemike.

By admini

One thought on “Ibroçi: Partitë politikë të merren me politikë, jo me mediat”
  1. Z. Ibroci- Media luan rol te rendesishem ne jete. Politika asht pjese e jetes dhe nese mediat kritikojne partite politike, atehere kuptohet se partite nuk jane te knaquna dhe i sulmojne gazetaret. Kjo ndodh ne cdo vend, jo vetem ne Ulqin.

Comments are closed.