Kryetari aktual i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq ka mbushur moshën 67 vjeç dhe ka të paktën 15 vite pune dhe me forcë të ligjit atij i ndërpritet marrdhënja e punës, kështu që Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet ndoshta nesër do të paraqesë propozimin për shkarkim.

E përditshma malazeze Vijesti jep edhe disa emra që mund ta zevendësojnë Nrekiqin. Në lojën për pasardhësin e Nrekiqit deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit të ardhshëm, janë disa emra. Sipas informacionit jozyrtar nga “Vijesti”, kandidati më serioz është kryearkitekti aktual i qytetit Aleksandar Daboviq, i cili u zgjodh në Bordin Kryesor në kongresin e fundit të DPS, transmeton Ulqini Online.

Si pasardhës të mundshëm të Nrekiqiq, sipas të njëjtit medium përmenden edhe emra si ai i deputetit Luigj Shkrelj, drejtorit në largim të Shtëpisë së shëndetit Pavle Marnikoviq, shefit aktual të DPS-it të Ulqinit dhe sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, farmacistës dhe aktivistës civile Drita Llola, e cila u zgjodh kohët e fundit në Këshillin qendror të DPS-it

Nëse kandidati i propozuar nuk merr shumicën e kërkuar në Kuvend, atëherë zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi.

By admini